Aktualitet

Opozita bllokon rrugët kryesore, ish-deputetët në krye të protestave


               Publikuar në : 09:11 - 25/04/19 |
b.f

Opozita do të nisë sot përshkallëzimin e protestave. Ndryshe nga sa ka bërë deri më tani, duke protestuar përpara Parlamentit, ish-deputetët opozitarë do të jenë në krye të protestave që do të bllokojnë rrugët kryesorë të vendit pas orës 18:00.

Simpatizantët e opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe Korçës, do të protestojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.

Një tjetër aks i rëndësishëm që do të bllokohet pasditen e sotme është edhe autostrada Plepa-Kavajë, ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Protestën kryesore të saj, opozita pritet ta zhvillojë në Tiranë në rrethrrotullimin e Shqiponjës. Kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në protestën te rrethrrotullimi i “Shqiponjës” do të jenë edhe ish-deputetët: Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.

Në rrethrrotullimin e Sheqit do të zhvillohet protesta e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu.

Simpatizantët e opozitës në veri të vendit do të grumbullohen në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj./Opinion.al

Pas