TIRANE- Heqja e mandateve për deputetët Valentina Leskaj dhe Rakip Suli kanë qenë argumentet e opozitës për ditën e sotme. “Votoni për dërgimin e tyre në Kushtetuese ashtu siç bëtë me Koço Kokëdhimën”, tha Eduard Halimi.
Sakaq deputeti Rakip Suli ka dashur të mbajë një fjalë për të shprehur qëndrimin e tij por nuk është lejuar nga deputetët e opozitës. Ata janë ngritur të gjithë në këmbë duke bllokuar foltoren e parlamentit.
Në këto kushte, kryeparlamentari Ilir Meta kërkoi 5 minua pushim deri në qetësimin e situatës.
Edhe në rinisje të seancës, fjalën e ka mbajtur Eduard Halimi i cili tha se”pa u dorëzuar para drejtësisë nuk mund të ketë seancë normale”. Me këtë deklaratë, demokratët ju drejtuan foltores së Kuvendit duke mos lejuar asnjë deputetë të mbajë fjalën. Aktualisht deputetët e mazhorancës po marrin fjalën dhe po flasin nga vendi.