Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita: Banorët e Unazës së Re do të kompensohen me vlerën e tregut

2019/11/12 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita: Banorët e Unazës së Re do të kompensohen me vlerën e tregut

Pas përplasjes mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re në mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e opozitës kanë dalë në mbështetje të këtyre të fundit duke dënuar dhunën e ushtruar.

Sipas tyre protestuesit kanë rënë pre e dhunës barbare shtetërore ndaj banorëve, përfshirë gratë dhe femijët.

Edi Paloka tha se Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re, ku ata do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri.

“Edi Rama dhe Veliaj po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg” tha Paloka.

Ai shtoi se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, ndonëse kjo qeveri po sillet si Millosheviçi.

“Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata”, shtoi Paloka.

Klevis Balliu theksoi se qeveria po shkel Konventën për të Drejtat e Njeriut  duke larguar me dhunë banorët nga shtëpitë e tyre pa asnjë dialog me ta.

“ Është hera e parë në histori që disa qytetarë të thjeshtë mbizotëruan mbi pushtetin e krimit dhe të bandave dhe politikanëve të korruptuar kundër vjedhjes së 40 milionë eurove. Edi Rama nuk ua fali kurrë dhe kjo ishte përgjigjja e tij ndaj tyre të cilët ia çorën maskën për të treguar se kush janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në realitet. Edi Rama nuk ka më pushtet me të gjithë organizatën e tij të rilindjes”, theksoi Balliu.

Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi vizituan të plagosurit në spital nga dhuna policore. Pasi u takuan me disa nga të lënduarit, Vokshi theksoi se banorët teksa po mbronin banesat e tyre janë dhunuar nga policia, janë lënduar duke u larguar nga gazi lotsjellës, të moshuarit kanë fraktura, zonjat kanë djegie të gradës së lartë për shkak të gazit që është përdorur mbi to.

“Askush nuk na jep informacion se ku janë duke u vizituar një pjesë tjetër e të lënduarve dhe sa është numri i saktë i tyre. Ka dhjetëra të arrestuar midis tyre edhe gra edhe vajza, të cilat janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore. Nuk dihet se ku i kanë dërguar, në cilin komisariat. Lajmin për arrestimin e kemi të konfirmuar nga banorët e lënduar”, tha Vokshi nga Spitali i Traumës, duke theksuar se opozita do të jetë pranë banorëve në çdo moment të protestës së tyre. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
Para
Moti i keq bllokon rrugën e Llogorasë

Moti i keq bllokon rrugën e Llogorasë

Basha: Dhuna në ‘Astir’ është e përgatitur nga Rama, kemi një zotim…

Basha: Dhuna në 'Astir' është e përgatitur nga Rama, kemi një zotim...

Izraeli vret komandantin e Xhihadit Islamik Palestinez

Izraeli vret komandantin e Xhihadit Islamik Palestinez

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com