Emisionet

Opinion/ Kushtet e Gjermanisë dhe një marrëveshje PD-PS


               Publikuar në : 12:28 - 27/09/19 |
Geljano Fataj

Mbrëmjen e shkuar në programin “Opinion”, u diskutua mbi vendimin e Bundestagut, kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, mbi reformën zgjedhore dhe një marrëveshje të mundshme PD-PS.

Të ftuarit, Dashamir Shehi, Artan Hoxha, Paskal Milo, Ilirian Celibashi, Oerd Bylykbashi, Blerina Gjylameti dhe Rudina Hajdari ndanë opinionet e tyre mbi çështjet e mësipërme, mes debatit të nxehtë.

Në pjesën e tretë të programit u shfaq një kronikë mbi historinë e Aldo Terrusit, italiani i cili kthehet për të tretën herë në burgun e Burrelit, në kërkim të eshtrave të të atit, për të përmbushur amanetin që i la të ëmës në çastet e fundit të jetës.

Aldo tregon se i ati, Giusepe Terrusi Zv.drejtor i bankës italo-shqiptare në Gjirokastër në vitet ‘30, u dashurua me të emën Aurelia Poselli një italiane e bukur, asokohe e vendosur në Shqipëri me familjen e saj. E ëma më herët kishte refezuar fejesë me Enver Hoxhën ndaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje, në vitin 1945 i burgos të shoqin, me akuzën se kishte dorëzuar arkën me para tek nazistët.

Në vitin 1949 Aurelia dhe Aldo 4 vjeçar, dërgohen në Itali duke humbur çdo lidhje me Giusepen që tashmë nga burgu i Vlorës u transferua në burgun e Burrelit, ku nuk mundi të rezistojë më shumë se 7 vjet.

Emisioni i plotë në videot e mëposhtme:


 

 

Pas