E ka konsideruar monument të diktaturës bunkerin e shkatërruar sot nga protestuesit, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami.
“Këtë shëmti, simbol të diktaturës në mes të qytetit nuk do ta lejojmë. Iniciativa është e shoqatës së ish- te përndjekurve. Dhe u bë shumë mirë që u fshi nga qyteti, ky simbol i fundit i diktaturës”, u shpreh Imami.