Emisionet

“Opinion” zbulon Lezhën ndryshe!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Në ciklin e udhëtimeve në qytetet shqiptare, “Opinion” është ndalur mbrëmjen e së mërkurës (16 dhjetor) në Lezhë.

Në fakt më shumë se qyteti i Lezhës, ku është realizuar një pjesë e rëndësishme e emisionit, është një rrugëtim në të gjithë zonën e Lezhës. Nis nga ura e Matit, vepra e parë e publike e ndërtuar në kohën e mbretit “Zog”, vijon në Lezhë, në ishull Lezhë, në Ishullin e Gjuetisë, zonën e Ranës së Hedhur, në zonën e Shëngjinit si dhe kthehet më pas në zonën e Fishtës.

Pjesë e rëndësishme e emisionit “Opinion”  ka qenë varri i Skënderbeut në Katedralen e Shën Kollit.

Historiani Paulin Zefi, në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu, iu është përgjigjur pyetjeve, a është realisht ai varri i Skënderbeut? Çfarë përfaqëson varri monumental i tij? Cila është historia e varrimit?

E veçantë për historinë, apo kulturën dhe kulinarinë, Lezha mbetet një atraksion interesant për turistët./Opinion.al

Pas