I ftuar në emisionin Opinion ku po flitetet për Frikën, Ylli Pango është shprehur se frikë kanë më shumë të rinjtë se sa të vjetërit “Për një arsye shumë të thjeshtë, se moshat e reja e kanë përpara jetën, moshat e mëdha thonë se dua të vdesë”.
Frika sipas Pangos ka shumë komponentë dhe është e ndryshme nga fobia. Pango shpjegon se fobia është më e rëndë se frika. Sipas Pangos frika më e madhe që kanë njerëzit është për humbjen e të afërmeve. “Sot kam frikë për të afërmit, për fëmijën ose për dikë që e kam të dashur”, është shprehur Pango/ opinion.al