Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Manjani e ka konsideruar këtë një budallallëk sepse sipas tij zgjedhjet kanë palë, kur nuk ka palë, normal që nuk do të ketë zgjedhje ka thënë Manjani. “Si mund të ketë zgjedhje pa opozitën? Kjo është budallallik. Votim mund të ketë, mund të bëhen emërime, por zgjedhje nuk mund të ketë,”është shprehur Manjani. /opinion.al