Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të henë ndalet te ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjykata u kthye në skenë krimi, ku u qëllua për vdekje gjyqtari i njohur Astrit Kalaja, ndërsa u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir (palë në proces gjyqësor).
Autori është Elvis Shkambi, rreth 30 vjeç, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës, për të cilën dyshohet se gjykatësi e ka dhënë verdiktin sot, jo në favor të tij. Ai është arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Ngjarja u dënua ashpër nga presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryedemokrati Berisha, OSBE etj. Ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si autori arriti të fuste armën brenda ambienteve të gjykatës.
Të ftuar:Klodiana Lala – Gazetare, News 24, Dominika Bajtaktari – Gazetare, “Stop”, Tv Klan, Valbona Treska – Psikologe, Artan Hoxha – Gazetar, Kreshnik Myftari – Jurist/ Pedagog
Në lidhje: Emi Kalaja – Gazetare, Tv Klan, Glidona Daci – Gazetare, Klan News