Mbrëmjen e sotme, emisioni Opinion është ndalur te Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare nga Çerma e Lushnjes, e cila u gjet e vrarë brenda një valixheje, e hedhur në një greminë. Policia italiane ka arritur të hetojë dhe zbulojë që vrasësi ishte i dashuri me origjinë filipineze dhe vrasja ka ndodhur brenda banesës së të dashurit të saj. Nëna e ish të dashurit të Ilarias ka pasur dijeni për vrasjen dhe ka ndihmuar të birin për të humbur gjurmët. Ngjarja tronditëse ka sjellë një reagim të jashtëzakonshëm.
Në lidhje direkte: Anila Sefa, Alba Kepi