Në emisionin “Opinion” të mërkurën, 28 qershor 2023, është trajtuar tema “Vera, çfarë ka ndryshuar në mbajtjen në formë?”
Fillimi i stinës së verës sjell një vëmendje më të madhe për mbajtjen në formë, kujdesin ndaj vetes, dhe mënyrën se si dukemi.
Për këtë arsye “Opinion” është fokusur në pjesën e parë dhe të dytë te metodat më të reja të kujdesit për veten dhe se çfarë mund të bëjmë për të mbajtur veten në formë.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Jasmina Tolaj, Isida Mollaymeri, Romina Selenica, Alken Aliu, Rreze Berdyna, Arlinda Garuci, Silvia Ceno, Klodian Murati. Në lidhje skype: Alketa Marishta.
Në pjesën e tretë të “Opinion” është transmetuar një material për pjesëmarrjen e Shqipërisë në sallonin e librit në Torino.