Shkëmbimi i Bashës dhe Ramës, sonte në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku kryeministri qëndroi për disa sekonda dhe po dëgjonte deklaratën e kundërshtarit të tij, është komentuar edhe në emisionin “Opinion”.
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se distanca mes “Ed Ramës” dhe dramës në atë moment është tepër e shkurtër. “Shikoni sa është distanca mes Ed Ramës dhe dramës atje, ose mes dramës dhe komedisë që po luhet në këtë vend. Jo më shumë se 2 metra distancë po luhet drama”, është shprehur Vangjeli. /opinion.al