Në pjesën e parë të emisionit u transmetuar intervista e kryetarit të PD, Sali Berisha.
Në pjesën e dytë të emisionit të sotëm fokusi përqendrohet tek 100-vjetori i një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Bankës së Shqipërisë. Në fakt, themelimi i Bankës së Shqipërisë u shënua në shtator, pasi në shtator të vitit 1925 u ngrit për herë të parë ky institucion. U deshën vite pas pavarësisë së Shqipërisë, që shteti ynë të kishte bankën e tij. Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka bërë një tur brenda Bankës së Shqipërisë për të parë gjithçka se çfarë ka mbetur që nga ndërtimi i saj deri më sot, si dhe tek kasaforta e thesarit të këtij institucioni. Brenda kësaj kasaforte gjendet një lingot prej 12.4 kg ar, që mund të kushtojë rreth 1 milion e 600 mijë euro.
















