Mbrëmjen e 9 majit në programin “Opinion” ishte i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili foli mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi, kryesisht pas samitit të Berlinit.
Kush e ideoi marrëveshjen Kosovë-Serbi, çfarë është biseduar me Vuçiç, cili është roli i Ramës në bisedime, përse Haradinaj nuk është informuar për bisedimet, a përfundoi në Berlin ideja e marrëveshjes apo vazhdon ende, ishin disa nga çështjet kryçe që u trajtuan në emision ku të ftuar ishin Thaçi, Erl Murati, Mirela Milori, Prenc Zogaj dhe Elvis Iljazaj.
Emisioni i plotë në videon e mëposhtme: