Të mërkurën, 1 nëntor 2023, në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Tepelena, nga Ali Pasha tek kampi fatkeq komunist!”.
“Opinion” është ndalur për rreth një orë e 5 minuta te zonat rreth e rrotull Tepelenës, një qytet që është bërë i famshëm nga Ali Pashë Tepelena dhe kalaja që ai ka ngritur në këtë qytet.
Në fillim të emisionit, gazetari Blendi Fevziu është futur me Aleksandër Totin te kalaja e Tepelenes.
Po ashtu “Opinion” ka qenë në vendin ku dikur ishte kampi i Tepelenës. Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i shoqëruar nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula.
Ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një material për zonën e Provancës, një nga më të dëgjuarat në prodhimin e verërave.