Në emisionin “Opinion” të së martës 28 nëntor 2023 është trajtuar tema “Të pathënat e Pavarësisë, kush ishin nënshkruesit?”.
“Opinion” është fokusuar te kjo temë në kuadër të 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
I ftuar në studio në një intervistë në pjesën e parë të “Opinion” për të folur për këtë çështje ka qenë Artan Lame.
Ndërsa në pjesën e dytë është transmetuar një reportazh për paradën “Rrënjët Kuq e Zi”, e cila mblodhi për herë të parë shqiptarët në Tiranë.
Ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një intervistë e Marko Kepit, Presidentit të “Albanian Roots”, i cili ka folur për “Opinion” në lidhje me Paradën e Shqiptarëve të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.