Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton në studion e “Opinion” deklaratat e Ambasadorit Lu për gjyqtarët e korruptuar shqiptarë.
Manjani shpreh mbështetje për konstatimin e Ambasadorit, por sipas tij deklarata publike nuk mjaftojnë për ta luftuar korrupsionin. Për këtë sipas Manjanit duhen ndërtuar ligje efektive.
“Drejtësia ka ardhur në qendër të vëmendjes sepse kemi kuptuar që është hallka më e rëndësishme për të luftuar korrupsionin. Duhet sistem gjyqësor funksional. Nëse nuk kemi bërë këtë nuk kemi bërë asgjë”, shprehet Manjani.