Të enjte 22 shkurt 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Si do të votojmë, ne dhe emigrantët?”
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Iris Luarasi, Dashamir Shehi, Agron Shehaj, Ivi Kaso, Fitim Zekthi, Arbian Mazniku. Në lidhje skype Florian Haçkaj.
Kjo temë është trajtuar në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit për rreth një orë e 30 minuta.
Ndërsa në pjesën e tretë “Historitë e së enjtes” është transmetuar historia e 2 të rinjve shqiptarë studentë në Stamboll, Arisa Hasanaj dhe Flamur Hoxha, të cilët kanë ngritur një kompani duke lënë profesionet e tyre fillestare për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe zonave të tjera nga Ballkani për t’u mjekuar drejt Evropës Perëndimore apo Turqisë.
Hasanaj dhe Hoxha, përfaqësues të kompanisë “Glow Medicare” kanë shoqëruar stafin e “Opinion” në 3 nga spitalet e mëdha turke përmes një vizite dhe zbulimi shumë interesant. Hoxha thotë se pacientët i presin që në aeroport dhe i përcjellin deri tek spitali i përzgjedhur.
Për më tepër ndiqni emisionin “Opinion”.