Mbrëmjen e 22 Qershorit në programin “Opinion” u diskutua për disa ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve në rajon.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, dha një intervistë ku foli për takimin e 27 Qershorit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Presidenti Thaçi e cilësoi këtë takim një mundësi të artë për të dy vendet.
Po ashtu Ali Mehmeti, Agim Nesho dhe Prec Zigaj, diskutuan për tezën e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe rritjen e ndikimit shqiptar atje.
I pyetur në studion e “Opinion” se sa e mundshme është kjo ide, Ahmeti tha:
“Ideja për një kryeministër shqiptar është hedhur para 11 vitesh, në 2009”.
Në pjesën e tretë u realizua një lidhje direkte me Idro Seferin nga Beogradi, i cili foli për përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin serb.