Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
Nuk ka më rëndësinë që ka pasur dikur, por Libohova vijon të mbetet një prej qyteteve të rëndësishëm në Shqipëri nga ana historike dhe që po tërheq turistë në vitet e fundit. “Opinion” eksploron qytetin e Libohovës për të zbuluar historinë që nuk njohim.