Emisionet

Opinion/ Shqipëria në Eurovizion, ndizen rrjetet sociale!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 17/05/22 |
Opi Nion

Është diskutuar të hënën (16  Maj 2022) në emisionin “Opinion” për temën “Shqipëria në Eurovizion, ndizen rrjetet sociale!”.

“Opinion” është fokusuar te Eurovision, eventi më i rëndësishëm kulturor i Evropës i zhvilluar në fundjavë në Itali dhe që nxori fituese Ukrainën.

Ky festival mori vëmendje të madhe. Një matje në rrjetet sociale ka treguar 79.6 përqind e diskutimeve në rrjetet shqipfolëse kanë qenë të përqëndruara te performanca e Shqipërisë në Eurovision. Por si ka qenë performanca e Shqipërisë në Eurovision. A ishte një dështim apo një lloj suksesi. Si ka qenë ecuria e Shqipërisë në Eurovision në vazhdimësi që prej konkurrimit herën e parë në vitin 2000 kur arriti në vendin e 7 me Anjeza Shahinin dhe njëkohësisht në çfarë niveli ndodhet arti shqiptar sot.

Këto çështje janë diskutuar me të ftuar në studio:

  1. Ergys Mertiri
  2. Bujar Kapexhiu
  3. Flavio Qarri
  4. Fjodora Fjora
  5. Dasara Karaisaj
  6. Olsa Muhameti

Po ashtu në “Opinion” është diskutuar edhe për dështimin e raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës, ku nuk ka patur kandidatura.

Në lidhje direkte për këtë çështje:

Klesiana Omeri

Në pjesën e tretë të “Opinion” është transmetuar një material përmbledhës mbi historikun e zgjedhjes së Presidentëve në Shqipëri prej vitit 1991 e në vijim.

Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion:

 

Pas