Mbrëmjen e 12 shtatorit në programin “Opinion” ishte i ftuar ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, përballë gazetarëve Juli Xhokaxhi, Andi Bejtjes, Lorenc Vangjelit dhe Mentor Kikisë.
A është dështim i opozitës fakti që nuk i pengoi zgjedhjet e 30 qershorit, aksioni i rradhës që duhet të bëjë opozita, çfarë do të ndodhë tani që PS ka marrë të gjithë pushtetin lokal, a po përçahet opozita e bashkuar, a ka nevojë Shqipëria për një marrëveshje të madhe, sa i mundur është një koolacion PS-PD, dhe çfarë qëndrimi ka ndaj Komisionit për shkarkimin e Presidentit, ishin temat kryesore ku u fokusua debati.
Ndërkohë në pjesën e tretë të programit, në historinë e të enjtjes në “Opinion” u shfaq një kronikë për makinat elektrike, teknologjinë e së ardhmes.