Është diskutuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në pjesën e parë për arrestimet e SPAK, ku në pranga ka mbetur edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.
Të ftuar në studio pët të folur mbi këtë temë, me gazetarin Blendi Fevziu, kanë qenë Artan Hoxha dhe Klodiana Lala.
Ndërkaq, në pjesën e dytë dhe të tretë është transmetuar një rrëfim i rrallë i drejtuesit të kompanisë “EMAAR”, i cili ka ndërtuar Dubain. Ai është Mohamed Alabbar. Një person që ka ardhur nga një familje e varfër por tashmë është një nga personat më të pasur të globit./Opinion.al