Emisioni i sotëm është një rrëfim i rrallë për Nënë Terezën. Një rrëfim që do të marrë pjesën e parë dhe të dytë të emisionit. Pak kohë më parë Liri Berisha, bashkëshortja e ish-Kryeministrit Sali Berisha publikoi një libër “Nënë Tereza në jetën time”. Libri rrëfen se si ajo ka njohur nënën dhe motrën e Nënë Terezës që në moshën e gjimnazit pa e ditur se ato ishin nëna dhe motra e një personi kaq të famshëm.