Më katër shtator do të rinisë emisioni “Opinion”. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Meqë shumë vetë më pyesin kur rinisim. Do jemi në vitin e 27 të emisionit Opinion më 4 Shtator”, shkruan Fevziu.
Në video shihet Fevziu bashkë me stafin e tij teksa bëjnë përgatitjet për sezonin e ri, i cili shënon vitin e 27-të të transmetimit të “Opinion”.
Si gjithmonë, “Opinion” vjen në katër takime çdo javë: e hënë, e martë, e mërkurë në orën 22:00 dhe të enjten në orën 21:00.
View this post on Instagram