Emisioni “Opinion” trajtoi mbrëmjen e së hënës takimin e Uashingtonit dhe të Brukselit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe marrëveshjen e 4 shtatorit të firmosur në Shtëpinë e Bardhë.
Të ftuar në studio për këtë çështje kanë qenë analistët: Baton Haxhiu dhe Andi Bejtja.
Në lidhje direkte në Skype: Keida Kostreci, Driton Selmanaj, Agustin Palokaj, Idro Seferi dhe Donika Emini
Të ftuarit diskutuan mbi pikat konkrete të marrëveshjes së firmosur nga Hoti dhe Vuçiç si dhe implikimet e tyre në vazhdim në mes të dy vendeve. Ata hodhën gjithashtu dritë mbi perceptimin e kësaj marrëveshjeje në Kosovë dhe Serbi.
Për më shumë ndiqni të plotë emisionin: