Emisionet

Opinion – Përse përplaset Rama me Metën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 09/10/20 |
Al Do

Mbrëmjen e së enjtes, emisioni “Opinion” u fokusua në përplasjen midis presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri e ka akuzuar presidentin se është bërë palë dhe se është duke udhëhequr një koalicion opozitar ndërsa presidenti e akuzon kryeministrin se po shkatërron vendin dhe po e fut në labirinte problematike për të ardhmen evropiane të tij.

Për të folur rreth kësaj teme, në pjesën e parë të emisionit u transmetua një intervistë e vetë presidentit Meta e zhvilluar me gazetarin Blendi Fevizu. Ai rendit arsyet e konfliktit të tij me kryeministrin dhe thekson se nuk ka asgjë personale me të përpos interesit të Shqipërisë.

Për të komentuar intervistën e presidentit, të ftuar në studio ishin Armand Shkullaku, Baton Haxhiu, Lorenc Vangjeli dhe Mark Marku ndërsa në lidhje direkte Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Në pjesën e tretë të emisionit u transmetua një material në lidhje me 125 vjetorin e lindjes së Ahmet Zogut.

Pas