Mbrëmjen e së enjtes emisioni “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u fokusua tek emigrimi i shqiptarëve.
Në studio u diskutua rreth tendencës për të emigruar jashtë vendit si dhe statistikat që tregojnë rritje të numrit të shqiptarëve të larguar nga vendi.
Të ftuar në studio për të diskutuar lidhur me temën ishin Eda Gemi, e cila është marrë gjatë me çështjet e emigracionit në Greqi, kirurgun Arben Beqiri, pedagogen Esmeralda Shehaj, pedagogun Olti Rrumbullaku, Drejtoreshën e Instat Delina Ibrahimi si dhe gazetarin Enton Abilekaj./Opinion.al/