Të enjten, më 7 mars 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “PD, 3 vjet akuza e në fund bashkim, si do ta ndryshojë kjo situatën në vend?”
Pas bashkimit të parë në protestën e 20 shkurtit, duket se dy pjesët kryesore të Partisë Demokratike të ndarë në 3 pjesë që prej shtatorit 2021, kanë gjetur rrugën e bashkimit mes tyre. Duket se tashmë opozita ka një trupë të konsoliduar, një trupë e cila do të veprojë si e vetme, ka një miksim duke gjetur edhe mënyrën sesi do të bashkohen këto dy pjesë, ndërkohë që mbetet mënjanë vetëm ajo pjesë që vijon të drejtohet nga Lulzim Basha. Duket tashmë që pjesa më solide e Partisë Demokratike është e konsoliduar, pastaj marrëdhëniet me pjesën tjetër të opozitës janë të tjera.
Të ftuar në studio: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Preç Zogaj, Ermal Hasimja, Ergys Mertiri.
Ndërsa në pjesën e tretë të emisionit është historia e dy të rinjve që u rikthye në Shqipëri dhe hapën një aplikacion për porositë online.