Në emisionin e sotëm, do flasim për një nga figurat historike të trafikimit të drogave të shekullit XX. Një nga figurat më të përmendura të fundshekullit XX, e njëkohësisht një prej personazheve i cili është kthyer sot një personazh mjaft frekuent, në kinematografi, në letërsi, në dokumentarë, e në zhanret e tjera në media. Bëhet fjalë për Pablo Escobar, trafikanti i cili ndërtoi, ndoshta i vetmi, i cili ndërtoi një shtet paralel në Kolumbi, dhe që çrënjosja e të cilit nga Kolumbia, i kushtoi SHBA-ve dhe qeverisë Kolumbiane thuajse 10 vjet të një lufte intensive.
Të ftuar: Fatjona Medinin, Artan Hoxhën