Shefi i mirënjohur i kuzhinës, Fundim Gjepali, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion” në TV Klan. Gjatë emisionit, Gjepali foli për fillimet e tij. Ai u largua drejt Italisë në moshën 14-vjeçare me një gomone. Fillimisht punoi si ndihmës kuzhinier dhe, në moshën 25-vjeçare, u bë shef kuzhine në një restorant në Itali. Sot, ai është një nga shefat më të njohur, me tre restorante, në Tiranë, në Romë dhe me një agroturizëm në vendlindjen e tij, në Shijak.