Opinion nga Blendi Fevziu, është emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte fokusohet tek zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Disa nga partitë kryesore të opozitës kanë dhënë mbështetje për një prej kandidatëve të pavarur të deklaruar për Bashkinë e Tiranës. Ishin një sërë emrash, emra më me peshë që plotësonin kushtet për të qenë kandidat në një nivel të tillë, ndërkohë që kishte dhe shumë persona që i bashkohen listës për protagonizëm. Vendimi i parë i partive politike ishte që të mos nxirrnin një kandidat politik, por të mbështesnin një kandidat të pavarur ose të nxirrnin një kandidat apolitik të sjellë nga partitë politike. Deri tani konsensusin më të madh të partive politike e ka marrë Florian Binaj, drejtues i një emisioni investigativ, i njohur për pjesëmarrjen në një prej emisioneve mjaft të ndjekura të humorit.
Të ftuar: Marsela Karapanço, Artan Hoxha, Mark Marku, Ergys Mërtiri, Enton Abilekaj. Në lidhje direkte: Ermal Hasimja, Agron Sheha