Mbrëmjen e së hënës, në emisionin “Opinion” ishte e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ajo ishte përballë një paneli gazetarësh, Alba Alishani, Erl Murati, Mentor Kikia dhe Lorenc Vangjeli.
Kryemadhi foli për zhvillimet e fundit politike, ato që lidhen me opozitën në raport me mazhorancën dhe për çështjen e inceneratorëve.
Sa i përket këtyre të fundit, Kryemadhi u shpreh se LSI nuk ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, edhe pse një ish-ministër i kësaj partie ka firmosur ndërtimin e tij. E pyetur nga gazetari Mentor Kikia nëse kjo donte të thoshte që ministrat e LSI ishin jashtë kontrollit të kësaj force, Kryemadhi tha: “Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero”.
Kryetarja e LSI tha se opozita e PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, me ndryshimet e fundit zgjedhore përllogarit të marrë 100 mandate.
Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme