Të martën e 19 Tetorit emisioni “Opinion” ka trajtuar disa çështje të lidhura me ngjarje të fundit të kronikës.
Vendin kryesore e zuri vdekja e 4 turistëve rusë brenda ambienteve SPA në një hotel luksoz në Qerret, ndërkohë që prokuroria po e heton ngjarjen si vrasje.
Më tej u diskutua një tjetër ngjarje e rëndë, siç ishte vrasja e kamerierit Gazmend Kurmaku në një restorant në Elbasan, nga klienti Erion Llapushi, të cilit ju tha se tavolina në të cilën donte të ulej ishte e rezervuar.
Një pjesë e diskutimit, u fokusua edhe tek vrasja e Alban Semakut, anëtar i bandës së Lushnjës që u gjet i pajetë buzë Shkumbinit.
Të ftuar në studio kanë qenë; Spartak Koka, Klodiana Lala, Artan Hoxha, pedagogu Ervin Karamuço dhe mjeku toksikolog, Andrin Tahiri./Opinion.al