Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar një temë shumë interesante. Bëhet fjalë për “Gatimin si pasion”, ku janë të ftuar 8 figura të njohur dhe që janë të lidhur ngushtë me ushqimet dhe kuzhinën. Mes tyre është edhe deputetja e PDIU Mesila Doda e cila në emision kishte sjell dy specialitete të Çamërisë, të gatuara nga vetë ajo. Teksa Mesila po shpjegonte për gatimet që kishte sjellë, ajo tha se ato i kishte mësuar nga vjehrra e saj e cila gatuante shumë mirë:”Vjehrra ime është fantastike për gatim” . Madje Doda tha se për këtë arsye ata nuk dalin shpesh në restorante. /opinion.al