Mbrëmjen e të enjtes në emisionin “Opinion” u diskutua lidhur me aleatët dhe koalicionin e PD.
Partia Demokratike ka dorëzuar koalicionin e saj. Një koalicion i përbërë nga një numër i madh partish, por që duket si një “deja vu” i historisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë që pika kryesore dhe ajo që pritej të kishte një rifreskim me partitë e reja ose me ato parti që nuk kanë qenë pjesë e listave të djathta mesa duket nga ndodhur.
Asnjë prej partive të reja që pritet të garojnë nuk kanë pranuar ftesën e PD-së. Kështu që koalicioni i së djathtës është një koalicion tipik tradicional. Ndërkohë emisioni “Opinion” në Tv Klan duke u përqendruar tek koalicioni i PD-së, shtron për diskutim me panelin e të ftuarve tre çështje kryesore:
- Koalicioni i PD, a ishte ai që pritej?
- A ishte kjo zgjidhja më e mirë m e PD dhe çfarë avantazhi fiton me këtë?
- Cila është filozofia politike e PD për këto zgjedhje?
Në pjesën e fundit të emisionit u diskutua lidhur me fluturimet nga aeroporti i Tiranës drejt New York-ut do të jenë të drejtpërdrejta dhe ky lajm u konfirmua zyrtarisht mbrëmjen e të enjtes në “Opinion”.
“Delta Air Line” do të fluturojë nga New York drejt Tiranës, në një vijë ajrore të drejtpërdrejtë pa ndalesa në shtete të tjera, duk u bërë kështu fluturim i parë interkontinental Atlantik nga qyteti më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës. Fluturimet do të nisin nga vera e vitit 2026.