Analisti Mark Marku është shprehur se LSI dhe LIBRA duke bërë në një farë mënyre opozitën me Ramën kërkojnë ti marrin elektoratin PD. Sipas Markut të dyja këto parti bëjnë këto deklarata për t’u distancuar nga PS, pasi pretendojnë të marrin elektoratin e PD:“Unë mendoj që ky diskursi që ka Blushi do ishte normal për një parti që është jashtë sistemit, një formacion që vjen nga rruga. Partia e Blushit është pjesë e sistemit se pse të dy përfaqësuesit kryesor të saj janë në parlament. Pra nuk mund që diskursi i kësaj partie të sulmojë edhe PD edhe PS”, ka deklaruar Marku./opinion.al