Lidhur me reformën në drejtësi dhe këndvështrimin e tij mbi këtë hap të rëndësishëm në sistemin tonë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se pas reformës do të ketë gjyqtarë që do të shkarkohen.
Lidhur me të ardhurat e gjyqtarëve, Manjani deklaroi se: “cilitdo gjyqtar që i kapet një lek i pajustifikuar, mbi normën nuk ,mund të jetë gjykatës i Republikës së Shqipërisë”.
Ministri u shpreh, se për këtë arsye do të nxjerrë një ligj, me një nen të specifikuar.