Lamtumira e Papa Françeskut/ Mijëra besimtarë dhe qindra liderë botërorë nga mbarë bota u mblodhën në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut të shtunën e 26 Prillit. Papa Françesku ose Jorgo Mario Begoglio lindi më 17 Dhjetor të vitit 1936 në Buenos Aires të Argjentinës. Ai u shua, më 21 Prill 2025, në moshën 88 vjeçare si Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake.