Në pjesën e parë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka ardhur me një intervistë ekskluzive përballë moderatorit Blendi Fevziu.
Në pjesën e dytë, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte i ftuar sonte në studion e “Opinion” për të folur për situatën politike në vend dhe për zgjedhjet e 11 Majit.
Në pjesën e tretë të emisionit, “Opinion” në Tv Klan sjell një intervistë me Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit në të cilën ai flet për një problem në Ulqin. Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që t’i japë një pjesë të territorit të plazhit të madh një investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe.