Me fillimin e sezonit veror, qarkullimi rrugor në Shqipëri ka një intensitet të jashtëzakonshëm, ka bllokime të tmerrshme në akset kryesore të rrugës, në gjobat e mëdha që marrin drejtuesit e automjeteve, në kthimin e akseve rrugore gati-gati të pamenaxhueshme. Në një eksperiment të “Opinion”, rezultoi se nga Rrogozhina deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit numëroheshin plot 65 tabela për ndryshimin e shpejtësisë, kur rruga është vetëm 38 km. Tre drejtues të niveleve të ndryshme të infrastrukturës rrugore shpjegojnë ç’ndodh me kaosin e trafikut në rrugët e Shqipërisë.
Të ftuar; Altin Qato – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Astrit Zenelaj – Ekspert i sigurisë rrugore të ARRSH, Fatmir Hasho – ekspert rrugor