Emisionet

Opinion/ Kush e prish imazhin e Shqipërisë


               Publikuar në : 11:47 - 09/04/19 |
el ida

Mbrëmjen e 8 prillit, në dy pjesët e para të programit “Opinion”, u diskutua lidhur me imazhin e Shqipërisë si dhe me një spot publicitar që tentonte të sillte vëmendjen e të huajve ndaj vendit tonë, duke iu referuar një filmi hollivudian të bërë para disa viteve, “Taken”,  në të cilin një nga protagonistët e filmit, personazhi negativ, ishte një shqiptar nga qyteti i Tropojës.

Pavarsisht se u cilësua prej tyre si një nga reklamat më të këqija, spoti publicitar ngjalli vëmendjen e mediave botërore.

Të ftuar për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin: Blendi Klosi, Agron Shehaj, Oriela Nebiaj, Andi Bejtja, Flora Xhemani dhe Zamo Spathara.

Ndërsa në pjesën e fundit të programit u zhvillua një intervistë me Artan Lamen, lidhur me 80-vjetorin e 7 prillit të vitit 1939, pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Emisioni i plotë në videot e mëposhtme: /Opinion.al

 

Pas