Mbrëmjen e së hënës në programin “Opinion” u diskutua për koronavirusin, i cili ka mbërritur tashmë edhe në vendin tonë.
Si u evidentuan rastet e para që e futën Shqipërinë në hartën e vendeve të prekur me Covid-19, çfarë masash duhet të merren për të mbrojtur veten, si duhet të reagojmë me koronavirusin, ishin disa nga çështjet e trajtuara nga paneli i përbërë nga Ogerta Manasterliu, Dritan Ulqinaku, Juli Xhokaxhi, Arjan Harxhi dhe Fatos Hakorja.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me masat e marra deri më tani dhe nëse janë të gatshëm për të përballuar të gjithë skenarët e mundshëm.
Po ashtu në lidhje direkte, ishte Armir Harris, i cili punon me CDC, dhe Elson Gjoni, mjek në Milano.
Emisioni i plotë në videon e mëposhtme: