Gazetari Spartak Koka ka dhënë disa detaje të reja për personin që u ka dhënë informacion autorëve të grabitjes në Rinas. Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Xhyliu, që sipas gazetarit ka shërbyer si informator për grabitësit në ngjarjen e parë atë të 3 Dhjetorit 2015 por një ditë më vonë ka dhënë dorëheqjen nga kompania “Rogat” me justifikimin se ishte nën presion nga familja. Ai dyshohet të ketë përfituar një shumë prej 100 mijë eurosh të kartmonedhave të ndryshme për ndihmën që u ka dhënë grabitësve. Sipas Kokës 33 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim policor me kartele rozë per grabitjen e parë po nuk është ndaluar. Këtu ka patur një debat mes Kokës dhe drejtorit të Policisë Hodaj. Ndërkohë, Hodaj ka kundërshtuar, duke thënë se ai nuk ka qenë në kërkim, por nën vëzhgim. Por Koka paraqiti dokumenta që provojnë se ka qenë në kerkim policor deri më datën 22.12.2016 duke mos i përditësuar policia aftet e kërkimit.Duke i dhënë mundësinë që të rikthehej nga Greqia me datën 18 Janar 2017.
“Më datën 4 dhjetor, një ditë pas grabitjes të ndodhur në Qafë-Kashar, (të 3.8 milion eurove, të bankës Credins), Fatjon Xhyliu ka dhënë dorëheqjen nga kompania “Rogat Security”, me justifikimin dhe pretekstin se është nën presionin e familjes se është djalë i vetëm. Në datën 5, kompania njofton policinë se ka dhënë dorëheqjen dhe duhet të verifikohet”, është shprehur Koka, por kjo është kundërshtuar nga Hodaj./opinon.al
Ja debati: