Mbrëmjen e së hënës, në emisionin “Opinion” u diskutua mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan në parlament.
Të ftuarit në studio dhe në lidhje direkte u munduan të shpjegonin se si do të ndikojnë këto ndryshime në mënyrën se si do të përqasen partitë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në studion e emisionit ishin të ftuar Lorenc Vangjeli dhe Robert Rakipllari ndërsa në lidhje direkte Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.