Opinion ka zhvilluar katër emisionet e zakonshme në javën e shkuar.
Të hënën, tema: “A kërcënohet Shqipëria nga ISIS” ka pasur një shikueshmëri shumë të lartë prej 47.6 përqind.
Të martën, tema: “Të gjithë nën përgjim, Tirana me kamera” ka pasur një shikueshmëri prej 23.1 përqind!
Të mërkurën, tema: “Le të flasim për seksin” ka pasur një shikueshmëri prej 22.3 përqind.
Të enjten, emisioni me temë: “A paragjykohen myslimanët” ka pasur një shikueshmëri prej 17.4 përqind.
Të dhënat i referohen kompanisë Telemetrix.