Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj është shprehur në emisionin Opinion, se parat e kapura në operacionin e sotëm janë të bankave të grabitura. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse polica është e sigurt që këto janë paratë e bankave, Hodaj është përgjigjur se “ka prova të pa kundërshtueshme që vërtetojnë se janë paratë e bankave, ka prova shkencore që paratë e sekuestruara sot nga polica, ju përkasin bankave”. /opinion.al