Emisioni “Opinion” në Tv Klan sjell mbrëmjen e kësaj të marte një intervistë me Harry Bajraktari, ish-themeluesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Iliria” në vitin 1991. Bajraktari është një nga shqiptarët më të pasur në New York. Ai u bë milioner në moshën 20-vjeçare, pasi kishte arritur në Amerikë në moshën 13-vjeçare në vitin 1970. Por, në fillim të viteve ’90, ai filloi që të organizohej me komunitetin shqiptar, duke takuar të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka takuar të gjithë presidentët e Amerikës, ka hedhur miliona dollarë për çështjen e Kosovës dhe ka qenë aktiv me të. Ka qenë njeriu i parë që priti Ibrahim Rugovën dhe liderët e tjerë të Kosovës në New York.