Një tjetër çështje që u prek në emisioni Opinion, ku i ftuar ishte kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte e hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo.Kreu i akuzës Adriatik Llalla konfirmoi se ka perona të dyshuar që sipas tij po mbahen nën kontroll.
“Çështja “Santos” vijon të jetë në proces hetimi nga policia. Është një bashkëpunim i frytshëm. Rezultatet arrihen në bazë të provave, thjesht nuk ka prova. Ka dyshime. Personat e dyshuar vijojnë të jenë në kontroll nga strukturat përkatëse”, konfirmoi Llalla. /opinion.al