Pashkët e arbëreshëve/ Në një nga festat kryesore, mbi 400 vajza të veshura me kostume që kushtojnë mbi 30 mijë euro minimalisht secili, mbajnë një brez prej ari e argjendi, dalin dhe sfilojnë në rrugët e Piana Degli Albanesi, një qytezë që në vitin 1934 kishte rreth 13 mijë banorë. Sot ka rënë në 5500 banorë, por rikthen në rrugët e saj të gjithë arbëreshët.’